Ymeri-Hotit: Me këtë menaxhim, në KEK kanë vdekur tre njerëz brenda 40 ditësh

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ndaj ministrit Andin Hoti lidhur me përgjegjësinë institucionale për situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Ymeri ka argumentuar se institucionet përgjegjëse janë nën ndikimin ose kontrollin e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se bordi i KPMM-së është votuar nga deputetët e VV-së dhe se Drejtori Ekzekutiv zgjidhet nga ky bord.

Ajo ka përmendur gjithashtu rolin e Qeverisë në monitorimin e KEK-ut, ministren përgjegjëse për këtë ndërmarrje, si dhe faktin se Qeveria e Kosovës është aksionari 100 për qind i KEK-ut.

“Pra nuk ka gjë në Qeveri e Autoritet Rregullues që nuk e menaxhoni”, ka shkruar Ymeri, duke iu drejtuar ministrit Hoti.

Në reagimin e saj, deputetja e LDK-së ka kritikuar edhe menaxhimin e KEK-ut, duke ngritur shqetësimin për vdekjen e tre punëtorëve brenda një periudhe prej 40 ditësh.

“Mund të shfajësoheni gjithë ditën, por fakti mbetet që me këtë menaxhim na kanë vdekur tre njerëz brenda 40 ditëve vetëm në KEK”, ka deklaruar Ymeri.

Të ngjashme