Ymeri në BIK: Të jemi një shoqëri e cila nuk diskriminon, e as nuk përjashton

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, së bashku me deputeten nga kjo parti, Shqipe Pantina, kanë uruar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar Kurban Bajramin, raporton EkonomiaOnline.

Ai u prit nga zëvendëskryetari i BIK-ut, Reshat Mexhidi me Anëtarë tjerë të kryesisë.

Pas takimit Ymeri  uroi edhe qytetarët e Kosovës për këtë festë, ndërsa tha se shoqëria jonë duhet të punojë më shumë për të drejtat e secilit individ.

“Shfrytëzoj rastin që edhe qytetarëve tua uroj, për mendimin tim vlen më shumë si simbolikë dhe porositë shoqërore që u janë dhënë të cilat janë domosdoja dhe nevoja e secilit prej nesh individualisht ta shohim veten si pjesë të shoqërisë dhe ta shohim vetën të përgjegjshëm dhe ta mendojmë rëndësinë tonë që e kemi shoqëri e cila është e drejtë dhe e cila nuk diskriminon as nuk përjashton. Dhe në anën tjetër krijon mundësi që çdo pjesëtarë i shoqërisë pavarësisht ku jeton ta ndjej vetën ta gëzojë mundësinë e të drejtave të përbashkëta”, tha ai.

Të ngjashme