Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Visar Ymeri, ka theksuar se rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është e kotë.
Sipas tij, rezoluta e propozuar nga këto dy parti për lirimin e kolonelit Nehat Thaçi të arrestuar nga Serbia nuk është pasqyrim i asaj se çfarë është thënë mbrëmë në debatin e Kuvendit të Kosovës.
“Ky ndryshim i qëndrimeve gjatë natës po bëhet problem politik tepër i madh në Kosovë. Rezoluta e propozuar synon ta obligojë Brukselin e jo Kuvendin e Kosovës. Kjo absolutisht është e kotë. Ju po thoni që vetëm Brukseli mundet me na shpëtu se ne as veten nuk po duan ta shpëtojmë. Me këtë rezolutë ne po i themi Serbisë se nuk e kemi ndërmend ta shpëtojmë Nehat Thaçin”, ka shtuar Ymeri.