Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ditët e gjashtë të fushatë, qytetarëve të Mitrovicës u ka garantuar se partia që ai drejton do të bashkojë qytetin e ndarë.
“Vetëvendosje ka në program bashkimin e Mitrovicës dhe forcimin e sovranitetit. Ky proces do të shoqërohet me dialogun lokal me pakicat serbe, ndalimin përgjithmonë të “Zajednicës”, shuarjen e strukturave paralele dhe reciprocitetin me Serbinë”, tha në këtë tubim Kryetari dhe kandidati për deputet, Visar Ymeri.
Ai tha se ne nuk e kemi luksin për t’i dhënë ende kohë atyre që po negociojnë territorin dhe pasurinë e Kosovës.
“Vetëvendosje nuk i trembet koalicioneve të frikës të cilës janë koalicione të një kompozicionI të madh të cilit po i vjen era”, tha veç tjerash në tubim Ymrti, me ç’rast foli edhe për refuzimin për të dalë në debat nga ana e Haradinajt dhe Hotit.
“Ramush Haradinaj nuk del në debat me Albin Kurtin jo se do kuptohej se Albini është më i mençur se ai, se atë e dinë të gjithë, por se do dilte se Albin Kurti është edhe më guximtar se ai. Hoti nuk del në debat se do të kuptohej se Albin Kurti është 100 herë më i mençur se ai”, ka thënë në Mitrovicë, Visar Ymeri.
“Uroj që zgjedhjet tuaja të pasqyrojnë shpresat tuaja dhe jo frikërat tuaja”, ishte shprehja e Nelson Mandeles me të cilën Ymeri e përmbylli fjalën e tij në Mitrovicë, duke e kontekstualizuar këtë shprehje për të uruar qytyetarët e Mitrovicës dhe Kosovës qe këto zgjedhje të pasqyrojnë shpresat e popullit dhe jo frikërat e pushtetarëve mafiozë.