Zaev: Presim zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 13:03 | Nga

Kryeministri Zoran Zaev sot në Dojran duke komentuar takimin e djeshëm mes Nikolla Dimitrovit dhe Nikos Kotziasit, tha se presin që problemi me emrin të zgjidhet shpejtë.

“Pasi që të dy palët kanë arritur deri në këtë fazë tregon seriozitetin ndaj problemit dhe presin që do të ketë zgjidhje të shpejtë. Mjaft qytetarët na kanë kritikuar, është koha tani të na lavdërojnë”, tha Zaev në Dojran, ku mori pjesë në aksionin e pstrimit të komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë dje në takimin në Selanik rishikuan kombinimet e mundshme për çështjet më të vështira në negociatat rreth emrit.

Ndërsa gjatë javës së ardhshme (12), Dimitrov dhe Kotzias do të realizojnë sërish takim me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz.

Të ngjashme