Zaev propozon zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai mes tjerash tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Ky është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme”.

“Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet”.

“Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- citohet të keë thënë Zaev, raporton alsat-m.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme