Janë bërë lëvizje të dukshme pozitive pas formimit të Qeverisë së re reformuese në Maqedoni, e cila ka mbështetje të fuqishme nga Gjermania.
Kjo është theksuar në takimin e kryeministri Zoran Zaev me sekretarin shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Michael Roth, që u mbajt sot pasdite në Qeverinë e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Diplomati i lartë gjerman, Roth, e ka uruar kryeministrin Zaev për emërimin e tij për kryetar të Qeverisë. Sekretari shtetëror gjerman Rot erdhi me mbështetje të fuqishme nga Gjermania për hapat e kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë së Maqedonisë, në muajin e parë të formimit”, theksohet në kumtesën pas takimit, shërbimi qeveritar për informim.
Diplomati gjerman i ka përshëndetur në mënyrë të veçantë integrimet në sektorin qeveritar në proceset reformuese, si dhe politikat e fqinjësisë së mirë që i manifeston Qeveria e re, njofton AIM.
“Qeveria e RM-së është e përcaktuar drejt politikave inkluzive të transparencës ndaj gjithë opinionit shoqëror, i cili dëshiron dhe mund të ndihmojë në realizimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe opozitën. Gjithashtu jemi fuqimisht të orientuar drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit me fqinjët tanë dhe me miqtë e bashkësisë ndërkombëtare, të cilat japin mbështetje të fuqishme Maqedonisë në proceset demokratike”, tha kryeministri Zaev.