Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thumbuar kundërshtarët politikë në Prizren, pasi i doli në mbështetje kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj në zgjedhjet e 14 tetorit.
“Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”, teksa postoi një fotografi duke boksuar.
Këtë deklaratë Berisha e ka bërë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka , i cili nuk arriti që të fitonte në balotazh në Prizren, e ku në garë ishte me Totajn që u përkrah nga Nisma Socialdemokrate.
Pas raundit të parë të zgjedhjeve në Prizren, kryetari i Degës së Nismës Zafir Berisha konfirmoi se kjo parti do të jetë në mbështetje të Totajt.
Totaj atje kishte marrëveshje edhe AAK-në dhe AKR-në.