“Zafa” tregon publikisht passwordin e Facebook-ut e tij

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka treguar në emisionin DPT te Fidani të T7 se cili ishte fjalëkalimi i tij në Facebook.

Llogaria personale e tij u thye nga hakerët pak orë pas emërimit të tij në pozitën e re.

Berisha thotë se tani e ka rikthyer nën kontroll llogarinë e tij dhe e ka ndërruar fjalëkalimin.

“Fjalëkalimi im ishte Prizreni123. Por e kam marrë mësimin. Tani fjalëkalimi im është më i vështirë”, thotë ai”, tregoi Berisha.

Të ngjashme