Wilfried Zaha kohët e fundit nënshkroi një zgjatje kontrate deri më 2023 me Crystal Palace, por Graeme Souness mendon se ai mund të luajë për Real Madridin.
Zaha ra dakord për një kontratë të re me Crystal Palacen deri në vitin 2023, pasi sezonin e kaluar ndihmoi klubin të mbijetonte në Premier League, transmeton ksp. Sidoqoftë, Souness ka bërë një deklaratë të guximshme duke thënë që Zaha duhet të luajë për një klub më të madh.
“Unë mendoj se ai është sensacional”, tha ish-lojtari i Liverpoolit për Sky Sports.
“Mund ta shoh atë duke luajtur për Real Madridin. Mendoj se ai ka një talent të veçantë dhe me respektin maksimal ndaj Crystan Palace – ai është gati për një klub më të madh. Mendoj se tani është gati, madje edhe për dy klubet më të mira në Spanjë (Reali & Barça), të dy klubet do ta mirëprisnin me krahë të hapur”, përfundoi Soeness.