Zaimina Vasjari gjithmonë ka ditur ta vë në plan të parë bukurinë e saj në fotografitë që i publikon në rrjete sociale.
Në një pozë më të re, këngëtarja shfaqet e veshur me një kostum që në pjesën e sipërme është i hapur. Ndërkohë që e ka bashkëngjitur edhe një thënie.
“Gjërat më të bukura në jetë nuk shihen, por ndihen vetëm nga zemra”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Theksojmë se Zaimina është protagonistja kryesore e videoklipit të Bleros, në versionin e tij të këngës “Rren”.
Këngëtarja shfaqet jashtëzakonisht atraktive në videon që numëron 1.6 milionë shikime në YouTube.