Dymbëdhjetë pacientë, të cilët ishin shtrirë në Klinikën Infektive si shkak i reaksioneve alergjike derisa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar të premten për në shtëpi.
Salih Ahmeti, doktor në Klinikën Infektive, ka konfirmuar për Ekonomia Online, se 12 pacientët janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka sqaruar se edhe dy gratë shtatëzana, por edhe bebet janë liruar në gjendje stabile.
“Ne ditën e diele në repartin në të cilin unë menaxhoj janë pranuar një grup pacientësh prej 12 vetash të cilët kanë manifestuar shenja klinike të një irritimi dhe të cilët kanë qëndruar për disa ditë në Klinikën tonë dhe pas një trajtimi profesional dhe shumë të kujdesshëm, fatmirësisht ne i kemi liruar të gjithë të premten të gjithë në gjendje shëndetësore të mirë, mendoj për shëndetin e tyre të tanishëm dhe afatgjatë”.
“Gjendja e tyre është përmirësuar mjaftë mirë, ne i kemi bërë edhe konsultat gjinekologjike dhe gjendja jo vetëm e shtatzënave, por edhe bebeve të tyre ka qenë shumë e mirë dhe ato janë shku në gjendje të mirë shëndetësore”.
Ahmeti ka treguar se pacientët kanë pasur nevojë për një trajtim terapeutik në raport me manifestimet klinike të tyre.
Pas këtyre trajtimeve ai ka thënë se ka rezultuar se ata nuk kanë qenë të prekur nga shkaktarë të mundshëm infektivë.
“Trajtimi i tyre ka ecur mirë dhe kanë përdorur terapi në harmoni me manifestimet e tyre klinike, kryesisht nuk kanë pasur nevojë për ndonjë terapi shumë të rëndë dhe shumë intevzive, mirëpo ka pasur nevojë për një trajtim terapeutik në raport me manifestimet klinike të tyre, kryesisht kanë qenë ato manifestime klinike të një irritimi mukokutan, pas një erë të rëndë që ata thonë se e kanë dëgjuar e cila është shoqëruar me kruaje të trupit, ndonjëherë skuqej të duarve, gjymtyrëve apo fytyrës”.
“Disa prej tyre kanë pasur edhe shenja të manifestimeve të lehta respiratore apo gastrointensinale si djegie të fytit dhe skuqje, skuqje të syve, ç’rregullime gastrointestinale në formë të mundimeve, anoreksisë apo edhe të vjella, ne i kemi trajtuar në harmoni me kolegët tjerë, kemi bë konsultime me mjekët e fushave të përafërta, kemi bë gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe pas gjitha këtyre kanë rezultuar që këta nuk kanë qenë të prekur nga shkaktarë të mundshëm infektivë, gjendja shëndetësore është përmirësuar pas këtij trajtimit”.
Zyrtarët e KQZ-së, që nga data 13 të këtij muaji, për disa ditë me radhë kishin qëndruar në QKUK.
Ata derisa po hapnin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, kishin pasur probleme me frymëmarrje e alergji.