Zbehet iniciativa për konsensus

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 08:35 | Nga

Është zbehur mësymja për gjetjen e konsensusit përkitazi me fazën e re të dialogut. Tryeza politike që për qëllim ka pikërisht konsensusin nuk do të organizohet as këtë javë, janë stopuar iniciativat në Kuvend që nxisnin debat rreth bisedimeve me Serbinë, ndërkaq në Presidencë është parë intensifikim veprimesh rreth së njëjtës çështje, shkruan sot Koha Ditore.

Bekim Baliqi është profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës dhe përmend tri arsye që flasin për mungesë serioziteti tek subjektet politike, për të mbërritur konsensusin që ndërlidhet me dialogun final me fqinjin verior.

“Vetë fakti që nuk ka një kornizë të qartë brenda së cilës do të përcaktoheshin pikat rreth të cilave kërkohet konsensusi, e bën pothuajse të pamundshëm arritjen parimore të tij. Gjithashtu, tërheqja e Platformës së Qeverisë për negociata nga Kuvendi, flet se nuk ka seriozitet të mirëfilltë për këtë. Dhe së treti, nëse nuk ka një pajtim të gjerë për atë se kush do t’i udhëheqë negociatat, është e vështirë edhe të dihet se si do të udhëhiqen ato”, i ka thënë gazetës Baliqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme