Një grup speleologësh nga Rimini kanë eksploruar disa shpella në Elbasan. Speleologët kanë gjetur rreth 10 mijë lakuriq nate, kafkën e një gjitari si dhe kanë gjetur 3 shpella brenda 1 km, bën të ditur Shqiptarja.
Klubi italian i eksplorimit të shpellave, i përbërë nga Fabio Canghiari, Renato Placuzzi, Faenza Ivano Fabbri, Katia Poletti, Michele Sivelli dhe Lidia De Vido dhe përkthyesi shqiptar Etmond Cauli kanë zbuluar në shpella rreth 10 mijë lakuriq nate dhe kafkën e një gjitari në qytetin e Elbasanit.
Grupi i eksploruesve vazhdoi hulumtimin e hapësirave të reja të identifikuara gjatë muajt janar dhe prill kanë zbuluar 3 shpella të reja në rrezen e një kilometri. Gjatë ekspeditave njëri prej eksploruesëve zbriti në më shumë se 200 metra thellësi, por iu desh të ndalonte eksplorimin për shkak të mungesës së litarëve.
Një tjetër problem i hasur nga eksploruesit italianë ka qenë edhe një shpellë e mbushur me rreth dhjetëmijë lakuriq nate me këlyshë të sapolindur, kështu që për të mos shkaktuar probleme, u vendos shtyrja e eksplorimeve në një kohë tjetër të vitit.
Zbulim tjetër shumë interesant ishte edhe gjetja e një kafkë të lashtë e një gjitari të madh, e mbështjellë plotësisht në një stalagmite, e cila i është çuar ekspertëve të Universitetit të Tiranës për zbulimin e moshës së saj.
Me këto vëzhgime të reja, speleologët tani kanë sigurinë që këto mjedise të reja janë të lidhura me praninë e lumenjve të mëdhenj nëntokësorë në ujërat sulfur. Për të dhënë një shembull shumë të famshëm, speleologët përmendin të njëjtin lloj erozioni që gjeneroi shpellat spektakolare të Frasasit në Marka.
Këto zbulime të reja mund të jenë shumë të vlefshme për promovimin e turizmit si dhe të ndryshojnë strukturën ekonomike të një komuniteti të tërë që ende jeton në këtë cep të Shqipërisë.