Zbulimi amerikan: Alarm i kuq për sulme kibernetike

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 13:40 | Nga

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare amerikane, Dan Coats lëshon alarmin për kërcënimin e sulmeve kibernetike, e pohon se situata është në një pikë kritike, duke paralelizuar sinjalet e rrezikut me ato që i paraprinë 11 Shtatorit.

“Sistemi i alarmit është ndezur dhe infrastruktura digjitale që i nevojitet vendit tonë është nën sulm”, ka shpjeguar ai.

“Në muajt që i paraprinë 11 Shtatorit, sipas drejtorit të atëhershëm të CIA-s, George Tenet, alarmi ishte i njëjtë. E kur kanë kaluar thuajse dy dekada, rreziku është i të njëjtave përmasa”, thotë shefi i “007”-ave amerikane.

Coats i është referuar më pas Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, që sipas tij vazhdojnë përpjekjet për të dëmtuar demokracinë amerikane, duke i cilësuar rusët, si aktorët e huaj më agresivë prej të gjithëve.

“Janë vende, që çdo ditë ndërhyjnë në infrastrukturën tonë digjitale dhe kryejnë një seri sulmesh kibernetike kundër objektivave të Shteteve të Bashkuara”, thotë Coats.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme