Zbulohen notat e Shaqirit e Xhakës të ndeshjes me Kosovën

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Zvicra barazoi mbrëmë me Kosovën në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Zurich.

Ekipet kombëtare e mbyllën lojën miqësisht me rezultat 1:1, ndërsa në këtë takim tek “Helvetikët” nga minuta e parë u paraqitën dy futbollistët kosovarë. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Dhe, mediumi zviceran “Blick” i ka vlerësuar ata me notë 4, që konsiderohet si e mjaftueshme.

“Granit Xhaka, nota 4. Ishte aktiv, por nuk e pati dominimin që e karakterizon. Saktësia ishte në nivel”, ka shkruar fillimisht mediumi zviceran, përcjell “Gazeta Express”.

“Xherdan Shaqiri, nota 4. Kishte përfundim të mirë (43) dhe ishte entuziast për të luajtur. Nëse shkonte përpara, gjithçka binte mbi të”, ka shtuar “Blick”.

Ndërsa, Andi Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të dhe nuk kishte kohë për ta vlerësuar lojën e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Zviceranët në përgjithësi janë ndier të zhgënjyer me paraqitjen e ekipit dhe me rezultatin ndaj “Dardanëve”.

E për këta të fundit ky rezultat ishte i mirë, e paraqitja po ashtu. 

Të ngjashme