Ish-kryeministri, Sali Berisha duket se ka mbështetur jo publikisht zhvillimin e zgjedhjeve në 22 korrik.
Në fund ky ishte edhe vendimi i kryesisë së PD-së, megjithë kërkesën e Astrit Patozit dhe Eduard Selamit për shtyrjen e tyre për në fillim të shtatorit.
Arsyen se përse Berisha ka mbështetur 22 korrikun e ka shpjeguar sot për herë të parë Eduard Selami në intervistën e dhënë për gazetën Panorama.
“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe.
Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia. Atë që thotë Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë.
Por unë nuk e paragjykoj atë”, u shpreh Selami, shkruan Lapsi.