Zbulohet babai nga Hani i Elezit që keqpërdor vajzën e tij për të kërkuar lëmoshë në Shkup

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Disa qytetarë shqiptarë të Shkupit kanë zbuluar një baba nga Hani i Elezit në Kosovë, i cili keqpërdorë vajzën e tij 10 vjeçe, duke e shtyrë me dhunë të dalë në rrugë të kërkojë lëmoshë.

Një person me emrin Furkan Salihu, ka njoftuar përmes Facebook, për gjendjen e tij, ku ka treguar se Komuna e Hanit të Elezit dhe banorët i kishin blerë shtëpi e edhe lopë që të ketë qumësht për fëmijët, duke e ndihmuar vazhdimisht edhe me ushqim. Por, ai e kishte shitur lopën, e edhe pse është në gjendje të mirë fizke për punë, nuk pranon të punojë.

Disa shokë më kanë dërguar foto të vajzës së vogël që çdo ditë kërkon lëmoshë afër Allaxha xhamisë…

Edhe sot ishte aty… Dridhej nga era e fortë dhe i ftohti, e ishte e ulur në beton. Emrin e ka Ajnur dhe nuk ka më shumë se 10 vjet. Më tha se është e detyruar çdo ditë të vijë nga Hani i Elezit sepse e ka vëllanë të sëmurë dhe duhet të paguajë për ilaçe…

E pyeta si ka ardh deri në Shkup…? Fillimisht më tha se e ka sjellë daja e më pas tha se baba, por shihej se frikësohet të flasë.

E pash anash një person që po na shikonte fshehurazi, e thirra dhe e e pyeta a është me vajzën… Më tha se e ka bijë dhe se e ka pyetur mësuesen që ta lirojnë nga shkolla për të ardhur në Shkup për shkak se djalin e ka të sëmurë dhe i blen ilaçe çdo muaj nga 50 euro.

Shuma për të cilën e detyron vajzën të qëndrojë me orë të tëra rrugëve dhe storje e tij nuk ishin bindëse dhe u mundova të siguroj informacion shtesë nga Komuna “Hanit i Elezit”.

Komuna dhe banorët e asaj zone i kanë blerë shtëpi dhe lopë që të ketë qumësht për fëmijët, e vazhdimisht i kanë ndihmuar çdo muaj me ushqim.

Lopën e ka shitur, e edhe pse është në gjendje të punojë, nuk lyp punë.

Detajet e tjera nuk dua t’i shpalosë se kanë të bëjnë me privatësinë e tij… Por, O AFRIM pyete vetën a është fer kjo që po ia bën Ajnurit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme