Zbulohet bomba që përdori sulmuesi i Brukselit

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 15:14 | Nga

Një burrë, i dyshuar për hedhjen e një bombe në Stacionin Qendror të Brukselit dje në mbrëmje, është identifikuar si maroken 36-vjeçar nga një rrethinë e Brukselit, e cila ka prodhuar një numër sulmuesish xhihadistë.

I dyshuari vinte nga Molenbeek dhe po bartte një bombë të armatosur me gozhda dhe bombola gazi, njoftojnë zyrtarët, transmeton Express.

I dyshuari u qëllua me armë nga policia dhe vdiq më vonë nga plagët. Shpërthimi të cilin ai e shkaktoi është duke u trajtuar si sulm terrorist.

Ai ishte i njohur për policinë, por nuk lidhej me terrorizmin, raportojnë mediat belge.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka thënë para gazetarëve se një sulm terrorist është parandaluar në stacion.

Prokurori Eric Va nder Sypt ka thënë se i dyshuari, i identifikuar vetëm përmes inicialeve O.Z., iu kishte afruar një grupi në stacion dhe kishte tentuar ta hidhte në ajër bombën që e bartte në valixhe. Valixhja ka shpërthyer pjesërisht dhe është kapluar nga zjarri para se të shpërthente për herë të dytë.

Më pas, i dyshuari kishte vrapuar drejt një shefi të stacionit hekurudhor ku e kishte sulmuar një ushtar duke bërtitur “Allahu Akbar (Zoti është më i madhi), para se të qëllohej me armë nga policia. Ai nuk kishte të veshur rrip vetëvrasës.

Ai vdiq më vonë nga plagët e marra. Shtëpia e tij në Molenbeek është kontrolluar nga forcat speciale në orët e hershme të së mërkurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme