Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është zbuluar një stellë, (pllakë guri mbi varreza) ku thuhet se i takon shekullit II-III, shkruan EkonomiaOnline .
Sipas Muharremajt, kjo stellë ka vlerë te veçant, pasi sipas tij pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake në rajonin e Suharekës.
Shkrimi i plotë:
Në afërsi të Therandës (Peqan) si gjetje rasti është zbuluar një stellë, e cila ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake në rajonin tonë.
Sipas disa vlersimeve të ekspertëve që i kam kontaktuar, bazuar në shikimin preliminar kjo stellë duhet ti takoj shek.II apo III dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vajze 15 vjeçare, por bazuar në etimologjinë e emrit të saj i takon korpusit të emrave ilir.
Ky artefakt me vlera të jashtzakonshme tani u vendos në Muzeun e Therandës.
Ne do të vazhdojmë që të kemi përkujdesje instituticionale.