Zbulohet parcela me hashash, arrestohen 4 persona

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 10:14 | Nga

Policia e Tiranës ka zbuluar në orët e fundit në fshatin Durisht një parcelë me rreth 280 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se lidhur me këtë parcelë janë arrestuar tre familjarët Shefqet, Zeqir dhe Fiqiri Memoçi, banues në Tiranë; si dhe Myslim Spahiu, kryetar i fshatit, raporton tch.

Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar me anë të zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme