Një piramidë e stilit egjiptian e panjohur më parë është zbuluar në një zonë të largët të stepës së Kazakistanit, rreth 3.900 milje në verilindje të Kajros.
Struktura e kësaj piramide tani gjendet kryesisht nën rrënoja, por besohet se i ngjan piramidës së famshme të Djoser në Egjipt, e ndërtuar rreth 1.000 vite më herët.
Arkeologët e kanë zbuluar atë vitin e kaluar por e kanë mbajtur të fshehtë deri më tani.
“Është ndërtuar para më shumë se 3.000 viteve në Saryarke për faraonin lokal, liderin e një fisi të madh që daton në epokën e bronzit,” kështu ka thënë arkeologu Viktor Novozhenov.
“Puna për hapjen e dhomës së parë të varrimit do të fillojë brenda ditësh,” shtoi ai.