Zëdhënësja e VV-së tregon kush e nxori mesazhin fyes

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 17:03 | Nga

Tinka Kurti, zyrtare për informim në Vetëvendosje, është pozicionuar përkrah grupit të mbështetësve të Albin Kurtit.

Ajo, madje ka akuzuar drejtpërdrejt grupin e pozicionuar kundër Kurtit, si persona që dje kanë nxjerrë në publik, mesazhet e edhe letrat e komunikimit të brendshëm. Sipas saj kjo është bërë me qëllimin për t’i demonizuar aktivistët nga Shqipëria, të cilët vërehet edhe nga komunikimi me letra se janë mbështetës të ish-liderit të kësaj partie.

Kurti thotë se me këtë është pretenduar që të viktimizohet Aida, e cila do të jepte përgjegjësi para organeve të Lëvizjes për fyerjen që i kishte bërë Albinit.

“Rrjedhja e informatave të pjesërishme dje në media, me të cilat u tentua që të demonizohen aktivistët nga Shqipëria e të viktimizohet Aida, ka pasë për qëllim t’i paraprijë kritikës që do t’i bëhej veprimit të saj, nga organet e Lëvizjes. Sa e ultë fshehja e personave të tjerë pas saj dhe shpifjet e pabesueshme”, ka shkruar Tinka Kurti ne Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme