Zeka: Gastronomia sektori më i prekur, shpresoj të përfillen kërkesat e tyre

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 16:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Gastronomia mbetet sektori më i goditur që nga data 13 mars e tutje.

Ai ka shprehur besimin se kërkesat e gastronomëve do të merren parasysh nga Qeveria Kosovës, duke lejuar edhe orarin e punës edhe pas orës 21:00.

“Shpresoj se do të merren në konsideratë kërkesat e këtij sektori i cili për hir të së vërtetës ka qenë më i godituri që nga data 13 mars e tutje prej kur janë vendosur masat kufizuese meqenëse është sektori i cili në mundësi të përhapjes janë mbledhur më shumë njerëz. Ndërsa me aplikimin më strikt të masave natyrisht ky sektor mund të vazhdojë punën në mënyrë të papenguar edhe pas orës 21. Kjo prerje në aspektin kohor nuk ka ndonjë relevancë për aq kohë sa edhe konsumatori por edhe ata që shërbejnë brenda sektorit të gastronomisë do t’u përmbahen masave. Është sektor që do ta bart koston më të lartë edhe pas përfundimit të pandemisë”, shtoi Zeka.

Gastronomët e Kosovës, kanë protestuar të hënën para Qeverisë së Kosovës, ku kanë paraqitur disa kërkesa siç janë: Të zgjatet orari i punës deri në orën 00:00, subvencionimi i pagave, mbulimi 50 për qind i qerasë, shtyrje e  pagesave dhe deklarimeve, riprogramim të kredive dhe ulje të TVSH-së në 8 për qind.

Ndërsa, pas protestës të së hënës, kryeministri Hoti ka pritur në takim gastronomët, ku është shprehur se do t’i mbështesë të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe bizneset në Kosovë, me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar.

Të ngjashme