Zeka: Nëse PDK e bllokon seancën e 24 gushtit, e kandidoj veten për kryeparlamentar

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 09:48 | Nga

Milaim Zeka, deputet i Nismës për Kosovën ka paralajmëruar se partia e tij do e zhbllokojë Kuvendin më 24 gusht, nëse bllokimi vjen nga ana e PDK-së.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Zeka ka deklaruar se zhbllokimi mund të vijë vetëm nga brenda PAN-it, kësisoj ai do e kandidojë veten për kryetar të Kuvendit.

Ndonëse shprehet se ka dëshirë të mbetet vetëm deputet, Zeka e ka quajtur sakrificë të madhe kandidimin e vetes së tij për kryetar.

“Unë kam dëshirë të jem vetëm deputet i Kuvendit, por për hirë të proceseve, nëse do të bllokohet Kuvendit, unë do të sakrifikojë, për mua është sakrificë shumë e madhe me u bë kryetar i Parlamentit. Në qoftëse, kam folë te ekstremi, bllokohet Parlamenti nga ana e PDK-së, zhbllokimi i vetëm mund të vie nga dikush në PAN. Unë kam mujtë me e zhblloku situatën qe tri seanca dhe me propozu Milaim Zekën, vetën time për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por nuk e kam bë nje gjë të tillë. Por nëse bllokohet, dhe nuk gjendet një deputet i PAN-it që do dalë e do më propozojë mua, unë nuk kam rrugë tjetër për zhbllokim, përpos me dalë dhe me e propozu veten”, ka deklaruar ai.

Për Zekën, deri më sot bllokues i Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje për shkak të mos prezencës në mbledhjen konsultative. Por, ka thënë ai, nga dita e enjte nëse PAN-i nuk merr pjesë në seancën konstituive, ky koalicioni do bëhet bllokuesi.

Andaj, Zeka ka siguruar prezencën e Nismës në seancën e të enjtes, që në rast bllokimi kjo parti ta sjellë rrugëdaljen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme