Në takimin publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se duhet të punohet në eliminimin e ekonomisë joformale.
Sipas Zekës, kjo detyrë nuk është vetëm e ATK-së ose doganës, raporton Ekonomia Online.
“Asnjë reformë fiskale nuk mund të ketë kuptim në vendin tonë nëse s’bëjmë përpjekje për heqjen e ekonomisë joformale. Ka trajtim të pabarabartë ndaj atyre bizneseve që janë të rregullta. Kjo nuk është detyrë që rëndon vetëm mbi ATK-në ose doganën, por mbi të gjithë. Çështja e trajtimit të mallrave dhe produkteve të avallurdhmr dhe kjo nuk eshtë problematike vetëm për sektorin e naftës, por edhe sektoriner shitjes dhe është e nevojshme një ligj”.