Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka deklaruar se po bisedohet me deputetë të LDK-së që ta votojnë qeverinë e cila do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Ai nuk ka dhënë emra, por ka treguar se janë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe jemi duke pritur deputetët e Listës Serbe.
“Kjo që po ndodh për momentin brenda sallës është krejt normale, për dy arsye, e para pasi që do të hapet debati dhe e dyta se jemi duke pritur një grup të deputetëve që do të vijnë”.
“Jemi duke biseduar me disa deputetë opozitarë, ata kanë shprehur dëshirën që do të votojnë Qeverinë Haradinaj. Janë deptetët të LDK-së”.
Zeka ka thënë poashtu se nëse është shkelur rregullorja për mosvotimin e mocionit të Vetëvendosjes i mbështetur nga LDK-ja dhe Alternativa, këta të fundit duhet të ankohen.
Ai është shprehur i bindur se koalicioni i ka numrat për ta krijuar qeverinë.