Zelanda e Re do të dërgojë në Evropë një ekip për të ndihmuar në furnizimin e Ukrainës

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Zelanda e Re ka thënë se do të dërgojë një aeroplan të forcës mbrojtëse dhe 58 personel në Evropë, kjo për t’i ndihmuar Ukrainës në luftën me Rusinë.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se ekipi ka planifikuar të transportojë pajisje dhe furnizime në të gjithë kontinentin, por nuk do të hyjë vetë në Ukrainë.

Duke iu referuar pushtimit rus, kryeministrja Jacinda Ardern tha: “Një sulm i tillë flagrant ndaj sovranitetit të një vendi është një kërcënim për të gjithë ne”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme