Zelensky për herë të tretë te do ta takoj Biden në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Kongresin Amerikan gjatë qëndrimit në Amerikë.

Zelensky, do të pritet pra në Shtëpinë e Bardhë dhe në Capitol Hill teksa ai viziton ShBA-në gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton EuroNews, transmeton Klankosova.tv

Udhëtimi i Zelenskyy vjen ndërsa Kongresi po debaton kërkesën e Presidentit Joe Biden, për të ofruar deri në 24 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Jake Sullivan, këshilltari i presidentit tha se do të jetë hera e tretë që Biden dhe Zelensky takohen në Shtëpinë e Bardhë.

“Sigurisht që vjen në një kohë kritike, pasi Rusia kërkon dëshpërimisht ndihmë nga vende si Koreja e Veriut për luftën e saj brutale në Ukrainë, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të bëjnë përparim në kundërsulmimin e tyre”.

Në fjalimin e tij para ligjvënësve, Zelensky falënderoi amerikanët për ndihmën për financimin e përpjekjeve të luftës dhe tha se paratë “nuk janë bamirësi”, por një “investim” në sigurinë globale dhe demokracinë.

Të ngjashme