Zemaj do të takohet me homologun maqedonas, shqyrtojnë hapjen e kufijve pa kushte

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj pritet të takohet në Shkup me homologun Venko Filipçe për të shqyrtuar hapjen e kufijve pa kushte.

“Do ta takoj homologun tim, sigurisht aktualiteti është pandemia dhe menaxhimi i saj. Sigurisht gjitha temat që lidhen me aspektin e shëndetësisë do t’i bisedojmë. Relativisht kemi edhe kontakte tjera, do të vazhdojmë bashkëpunimin”.

“Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësor do të veprojmë edhe neve si vendimmarrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit”, tha Zemaj, para takimit. (Alsat-M)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme