Zemaj ka dërguar masa të reja për miratim në Qeveri

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njofti se mbledhja e sotme e Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, ishte e karakterit informues dhe efektin e vendimit të Qeverise për masat e marra nga ministria,përcjell Ekonomia Online.

Tutje, Zemaj tha se situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi shëndetësor në Kosovë është i ndryshëm, pasi kapacitetet spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, në vendin tonë ka shtim të rasteve të hospitalizimit.

“Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra. Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online. Masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votoi për to”, shkroi Zemaj në profilin e tij.

Të ngjashme