Zemaj: Mantelbardhët në tërë Kosovën janë heronjtë e sotëm

| 27 Qer 2020 | 16:39 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se profesionistët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mjekët, infermierët e Klinikës Infektive në QKUK dhe mantelbardhët në tërë Kosovën janë heronjtë e sotëm.

Sipas tij, mjekët sakrifikojnë̈ ditë e natë, për t’iu siguruar kushtet optimale të prekurve nga Covid-19.

“Këta çdo orë, e çdo ditë punojnë̈ për ne, nuk pushojnë̈ as edhe gjatë ditëve të vikendit”.

“Sot i vizitova për t’i falënderuar dhe për t’i motivuar në punën e tyre të palodhshme”.

“Falë tyre ne aktualisht kemi potencial për t’u përballur me virusin dhe s’duhet krijuar panik”.

“Ne nuk e kemi shkopin magjik e as fuqinë̈ hyjnore që ta largojnë̈ virusin. Por këta japin rekomandimet të bazuar në logjikën e hulumtimeve shkencore ndërkombëtare që ne duhet t’i respektojmë̈”.

Të ngjashme