Zemaj: Nga takimi me Bordin Këshillëdhënës u dhanë propozime si të reagohet në ditët në vijim

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takim me Bordin Këshillëdhënës, për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj tha se në këtë takim u dhanë vlerësime dhe propozime se si të veprohet në ditën e ardhshme.

“Me Bordin Këshillëdhënës, nga themelimi i tij, kemi bërë vlerësime të situatës epidemiologjike dhe kemi nxjerr përvoja se si të ecim tutje me menaxhimin e situatës”.

“Rekomandimet e dala nga takimet e Bordit, për Ministrin e Shëndetësisë kanë qenë udhërrëfyes për vendime”.

“Gjatë takimi të sotëm, diskutuam për situatën epidemiologjike, u dhanë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim, për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit”, ka shkruar Zemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme