Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një video bëri thirrje që të respektohet masat mbrojtëse ndaj Covid-19.
Ai njoftoi që e kanë mbështetur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që të shtoi testimet në masë, njëherit po angazhohen që të mundësojnë testime tjera masive.
“Për ta na ndihmuar neve, stafit shëndetësor dhe të gjithë atyre që kujdesen për shëndetin tuaj që ju të keni një jetë më të lehtë, ju lutem, respektoni masat mbrojtëse”, tha ai.
“Normalizimi i jetës së qytetarëve të Kosovës është qëllimi kryesor i punës sonë në këtë kohë. Por virusi është akoma prezent.
“Jeta jonë e përditshme sigurisht që ka ndryshuar, ajo çfarë duhet të bëjmë është që të adaptohemi me realitetin e ri. Për ta na ndihmuar neve, stafit shëndetësor dhe të gjithë atyre që kujdesen për shëndetin tuaj që ju të keni një jetë më të lehtë, ju lutem, respektoni masat mbrojtëse”.
“Ne po punojmë maksimalisht për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Në Kosovë këto ditë kemi shtim të numrit të rasteve me Covid-19 dhe kjo po vjen si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së. Ne dhe Qeveria e Kosovës po bëjmë çmos që të mos ketë kthim të masave të izolimit”.