Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në kohën kur e gjithë bota është përfshirë nga valë e re e infektimit me covid-19, masat duhet respektohen edhe më shumë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për takimin që ka pasur me ambasadoren e Francës në Kosovë, ka thënë se po mobilizojnë kapacitet për t’iu përgjigjur rrezikut të valës së re të infeksionit.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi takova ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, me të cilën biseduam për menaxhimin e pandemisë̈ Covid-19 si dhe me prioritetet e programit tonë të shëndetësisë̈.
Tashmë kur e gjithë bota është e përfshirë nga një valë e re e infeksionit me Covid 19, masat kundër virusit presim të respektohen edhe me më shumë rigorozitet.
Ne po mobilizojmë kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për t´iu përgjigjur rrezikut të valës së re të infeksionit.
Franca, është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë.
Mirëpresim gatishmërinë̈ e ambasadores Butel dhe shtetit të Francës për të ofruar ndihmë dhe donacione si dhe në menaxhimin e situatës epidemiologjike. Bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Faleminderit ambasadore, znj. Butel!