Zemaj: Sektori i shëndetësisë për “faqe të zezë”, Qeveria s’ka vizion e as aftësi të menaxhojë

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 13:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Kuvend e akuzoi Qeverinë Kurti se s’ka vizion, s’ka plan dhe as aftësi të menaxhojë me sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, ka thënë se udhëheqja e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë është “faqja e zezë”, raporton Ekonomia Online.

Zemaj përmendi edhe kohën e largimit nga detyra të ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe rastin e ish-ministrit Rifat Latifi, që sipas tij, ai s’kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë.

“Një ministër e ka larguar në pikun e pandemisë verore që të fitojë pushtet. Ministri i parë i dështuar që u largua nga pozita e tij për të kandiduar për kryetar të komunës së Prishtinës në kohën kur ka pasur shifra alarmante të vdekjeve nga Covid-19 dhe të infeksionit. Kjo është pjesa e parë e moralit”.

“Pastaj, Kurti caktoi një ministër që dukej se s’kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë. Këtë e kuptoi vetëm pasi e la detyrën. Qeveria Kurti e ka ndërtuar një ambient toksik brenda MSh-së, por edhe korruptiv”.

“… është faqja e zezë mu munduar mu mbuluar çka po ndodh në këtë sektor”.

Tutje, ai tha se Kosova po përballen me largim të profesionistëve për shkak të pagave të ulëta.

“350 mjekë e kanë lëshuar Kosovën për dy vjet. Qeveria e ka për obligim të mbulojë listën esenciale të barnave. Lista e pritjes shkon deri në 1 700 paciente. Me muaj pacientë nuk hynë në listë”.

Të ngjashme