Zemaj: S’ka njëherë lirim të masave, të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 17:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur para gazetarëve pas përfundimit të takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me pandeminë, raporton Ekonomia Online.

Zemaj ka thënë se lirimi i masave do të bëhet në bazë të vlerësimit të situatës.

“Vlerësimet e përgjithshme rreth situatës epidemiologjike janë stabile, janë me një ecje të sigurt në menaxhimin e kësaj situate”.

“Pavarësisht numrit të rënies së infeksionit, stabilitetit që e kemi në institucionet tona shëndetësore kjo tregon që lufta e përbashkët me qytetarët është treguesi i qartë që zbatimi i masave të marra nga qeveria e Kosovës, rekomandimet e IKShPK-së dhe të miat kanë treguar rezultate të cilat duhet të përcillen”.

Ai u ku ka bërë edhe thirrje deputetëve që të votohet ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Mes tjerash Zemaj ka thënë se nuk duhet të lëshohemi menjëherë në masa, edhe pse në vendin tonë situata është më e mirë se vendet e rajonit.

“Rekomandimet lidhen edhe me aspektin e riorganizimit të mëtutjeshëm të institucioneve tona. Do të bëjmë rikthimin gradual të te gjitha shërbimeve në spitalet tona. Kjo është domosdoshmëri”.

“Me këtë siguri do të ecim edhe në vlerësimin e masave të reja qoftë në kufizimin kohor por edhe në disa aspekte në gastronomi, disa lirime në aktivitete sportive që ndërlidhen me garant ndërkombëtare. Lirimi i masave ka të bëjë me vlerësimin të cilin e kemi të situatës, personalisht dhe në emër te MSh jemi pak konservativ në ecjen apo në lirimin e tepruar. Nuk do të lejojmë që asnjë gabim i cili mund të na shkaktojë ndonjë problematik”.

Të ngjashme