Zemaj takohet me kryetarin e Parteshit, flasin për situatën COVID-19

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot komunën e Parteshit, ku është takuar me kryetarin Dragan Petkoviq.

Petkoviq ka informuar Zemajn rreth gjendjes me COVID-19 dhe situatës epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes me pandeminë, njofton Klan Kosova

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, nga kryetari i komunës së Parteshit, z. Dragan Petkoviq, u informova për gjendjen aktuale rreth Covid-19, menaxhimin e situatës epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes.

Po ashtu, theksova se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Partesh, do ta ketë përkrahjen e plotë që të jetë në funksion për qytetarët me pajisje, personel dhe kapacitetin infrastrukturor.

E falënderova Kryetarin, personelin shëndetësorë dhe qytetarët e Parteshit për përkushtimin në respektimin e masave gjatë pandemisë.

Të ngjashme