Zemaj takon Myftiun Tërnava, bëjnë thirrje për zbatim të masave anti-covid

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti sot në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, i cili ishte i shoqëruar nga Kryeimami, Sabri Bajgora.

Në takim Zemaj shprehu falënderimin për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19, njofton Klan Kosova

Zemaj dhe Tërnava e vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19 dhe mbrojtjes nga ky infeksion.

Muftiu Tërnava tha se BIK dhe këshillat e saj kanë qenë shumë të përkushtuara që t’i ndihmojnë institucionet dhe popullatën në zbatimin e masave të ndërmarra duke e njohur rëndësinë e madhe që ka kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.

Ministri Zemaj dhe Myftiu Tërnava i bën thirrje popullatës që të bëjnë kujdes maksimal duke iu përgjigjur zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për të ruajtur veten dhe të tjerët në këtë kohë të sfidës me pandeminë Covid-19.

Të ngjashme