Zemërimi kërkon adresë
(Fitili i shkurtër.)
…
Shqiptarët duhet të vendosin kundër kujt po protestojnë.
Opozitën nuk e kanë të mençur.
Qeverinë e kanë djallëzore.
(Amerikën s’po e përmend se teksti im nuk ka nevojë për të.)
Shqipërinë s’e kanë.
E kanë Edi Ramën.
Të cilit nuk ia shikojnë veprimet, por dehen me fjalët e tij.
Qeveria e tij prej vitesh nuk e ka miratuar rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
(Në vitin 2025, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi përsëri kërkesën për miratimin e saj.)
…
Edi Rama i do të gjithë, sepse s’e do askënd:
Vuçiqin e quan vëlla.
Thaçin e vajton.
Si vëllain me fatin e të cilit është pajtuar.
(Sepse vajtimi është kënga e fundit.)
Edi Rama.
Është vajtore e mirë.
Di t’i numërojë vuajtjet.
Di t’ua lajë plagët me fjalë.
Por plagët s’ua lidh.
…
Zemërimi kërkon adresë.
Opozita s’është e mençur.
Qeveria është djallëzore.
Shumë.
Prandaj protestuesit janë vetëm.
Kanë dashuri.
Por dashuria është vuajtje.
Dhe vuajtja nuk ndryshon asgjë kur sillet rreth boshtit të vet.
…
Zemërimi kërkon adresë.
Kuvendi duhet të kërkojë përgjigje.
– Në bazë të cilave fakte u provua përgjegjësia e secilit?
– Në bazë të cilave prova?
– Çfarë është mbajtur konfidenciale?
– Pse në verdikt gjyqtari Smith përmendi fjalën “sekret”?
– Kush ia lejon sekretin?
– A ka gjykime sekrete?
– A ka faje sekrete?
– A është cenuar e drejta e mbrojtjes?
…
– Kush e kontrollon Gjykatën Speciale?
Emrat.
– Kush e auditon?
Emrat.
– Kush i heton gjyqtarët nëse shkelin ligjin?
Emrat.
– Kush kërkon përgjegjësi?
Emrat.
..
Kuvendi dhe Qeveria duhet të kërkojnë çdo mekanizëm të ligjshëm për kontrollin, auditimin dhe përgjegjësinë e Dhomave të Specializuara.
Jo vajtim.
Si shtrigat.
– Përgjigje.
Jo dashuri.
Si qyqet.
– Mençuri.
…
EPILOG
Për herë të parë në historinë e shkruar shqiptare, protestuesit s’kanë kujt t’i drejtohen.
Dhe kjo është drama.
Zemërimi kërkon adresë.
Kur nuk e gjen – del nga kontrolli.
– Le të dalë.
…
P.S.
Mendoj.
Jam fantastike.
Por e kam gabuar profesionin.
…
AUTOKRITIKË
Dio perdona. Io no.