Zëvendës kancelari gjerman ndez alarmin: Europa në prag të luftës, Rusia është përgjegjëse

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës kancelari i Gjermanisë, Rober Habeck ka thënë se Europa mund të jetë në prag të luftës.

Në një intervistë për RTL/NTV, Habeck, pa dhënë detaje, tha se forcat e mëdha janë të armatosura përballë njëra-tjetrës, shkruan lajmi.net.

“Ne mund të jemi në prag të luftës në Europë”, tha ai. “Është absolutisht shtypëse dhe kërcënuese”.

Ai e ka vlerësuar situatën si kritike pas rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Shqetësimet tona janë rritur, ne e vlerësojmë situatën si shumë kritike, shumë të rrezikshme”, thanë nga qeveria gjermane.

Gjermania “e mban” përgjegjëse Rusinë për mundësinë e luftës në Ukrainë tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Të ngjashme