Ekonomia Online
FUNDIT

Zëvendësministri Dobruna me drejtorin e ATK-së dhe kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës vizitojnë bizneset në Mitrovicë

Zëvendësministri Dobruna me drejtorin e ATK-së dhe kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës vizitojnë bizneset në Mitrovicë

MFPT, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë vazhduar vizitat nëpër biznese me qëllim identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët. Dje, Zëvendësministri Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe […]

MFPT, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë vazhduar vizitat nëpër biznese me qëllim identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët.

Dje, Zëvendësministri Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe tregtisë në Komunën e Mitrovicës.

Gjatë këtyre vizitave janë hasur punëdhënës të cilët kishin të angazhuar punëtorë të padeklaruar dhe pa kontrata të punës. Për këto raste, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë iniciuar procedurat përkatëse për gjobitjen e punëdhënësve në fjalë.

Fushata për identifikimin e punës së padeklaruar sipas njoftimit zyrtar thuhet se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Të ngjashme