Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se mundësia që Sindikata ta pezullojë grevën, është hap pozitiv.
Pupovci ka thënë për Albanian Post se nxënësit deri më tani kanë humbur 11% të mësimit.
“Deri sot nxënësit kanë humbur 11 për qind të vitit shkollor dhe të gjithë duhet të angazhohemi që sa më parë të ulen në bankat e shkollës”, tha Pupovci.
Ndryshe, SBASHK-u ka quajtur Qeverinë Kurti “inatçore”, pasi sipas tyre ekzekutivi nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit.
Propozimi i Sindikatës ishte që greva të pezullohet deri në janar, e mësimi të fillojë më 3 tetor. Për këtë ata po presin nëj përgjigje nga anëtarësia.