Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur debatin me temën “Metodologjia e re e zgjerimit të BE-së: Çfarë do të thotë kjo për integrimin e Kosovës?”, raporton Ekonomia Online.
Taulant Kryeziu, zëvendësministër në Ministrinë e Integrimit Evropiane tha se Kosova ende ka probleme me shtetet anëtarë të BE-së, te cialt po hezitojne ta pranojne.
Ai tha se MSA-ja është baza për anëtarësimin e Kosovës në BE.
“Ne si Kosovë realisht jemi nga fundi sa i përket vendeve të Ballkanit perëndimor, sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe për vendin tonë dhe institucionet MSA është kuptuar si një detyrim por me kalimin e viteve po kuptohet që ajo është baza jonë drejt Bashkimit Evropian. Metodologjia e re e zgjerimit parasheh disa prej shqetësimeve që kanë pas vendet kryesore në BE .Me metodologji shtohet fuqia politike e vendimmarrëse. Peshën kryesore gjithmonë e kanë shtetet anëtare të BE-së dhe ne po e shohim temën e vizave që ne ende kemi problemi e anëtarë të BE-së që kanë hezitimi të dhënies se dritës së gjelbër të këtij procesi”, tha ai.
Ai më tutje tha se MSA nuk është zbatuar siç duhet. Sipas tij qeveria Kurti do ta luftojë krimin e korrupsionit dhe do të ketë një sistem të drejtësisë të fortë.
“Krejt çka kemi ne është MSA dhe viteve të kaluar nuk është zbatuar siç duhet sepse vetëm deri në 50% është zbatuar dhe qëllimi ynë është që të rrisim dinamikën. Kemi parë qe vendet anëtare nuk kanë nda të njëjtit qëndrim sa i përket korrupsionit dhe qeveria Kurti ka pas premtimin më të madh synimin e ligjit dhe jemi të bindur që të krijojmë një mjedis pozitiv brenda sistemit të drejtësisë. Bashkimi Evropian mbetet partneri jonë strategjik dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm.
Danijela Barišic, Ambasada e Kroacisë në Kosovë, tha se një nga prioritetet e BE-së mbetet zgjerimi dhe se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi,
“Gjatë kësaj periudhë të zgjerimi Bashkimi Evropian ishte duke u mundësuar për arsye të shumta. Bashkimi Evropian është dashtë të vie me disa metoda të reja dhe ne e pamë që duhet të zgjerohemi në këtë metodologji të re.Të gjithë personat që duhet të jenë të përfshirë në procesin e zgjerimit duhet të jenë pjesë e dialogut”.
“Samiti për vendet Perëndimore dhe vendet pjesëmarrëse të BE-së duhet të takohen sërish për të analizuar se çfarë është bërë deri tani. Kjo është mundësi që në një formë të mbajmë shikimin dhe vëmendjen te qëllimi. Të jesh një shtet nga ky regjion është shumë me rëndësi. E tërë shoqëria duhet të jetë e informuar për të gjitha benefitet në anëtarësimin e bashkimit evropian, tha ajo.
Bardha Tahiri Jelliqi Eksperte e Integrimit Evropian tha se qeveria e re duhet të bëjë një ristrukturim të institucioneve për të ballafaquar me kërkesat për integrim në BE.
“Metodologjia ka ardh prej faktit që Franca nuk ka qenë e kënaqur, mirëpo është vërejt në rajon mungesa e Bashkimit Evropian dhe vullnetit politik për një zgjerim. Kosova vet nuk e ka ditë se si po donë me e shfrytëzua këtë proces sepse ka prit prej Bashkimit Evropian. Institucionet dhe me pas një pronësi se çka po dojke ne me arrit në BE. Ajo çka neve na kishte bërë mirë si Kosovë është që të punojmë fillimisht për veten tonë, dhe ne duhet me i krye detyrat tona. Qeveria e re mundet me e bo ristrukturimin e institucioneve për me mujt me i ballafaquar këto kërkesat e reja”, tha ajo.