Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, është shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar Nerjovajn me gjashtë muaj burgim por me kusht. Nëse brenda 1 viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dënimi nuk do të ekzekutohet.
Bujar Nerjovaj është akuzuar për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren. Sipas aktakuzës, në këtë cilësi, gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve hoteliere në afërsi të Sheshit “Shatërvan” në Prizren, në zonën historike të qytetit.
Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.