Keqpërdori seksualisht të miturën, arrestohet një person në Lipjan

Lipjan | 07 Jan 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Një person në Lipjan është arrestuar, pasi që dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës së mitur.

Siç thuhet në raportin e Policisë, ngjarja ka ndodhur dje dhe menjëherë pas lajmërimit të rastit, janë përgjigjur njësitet relevante policore.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdor seksualisht viktimën moshë e mitur femër K/Shqiptare. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore’, shkruan në raport.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme