Zëvendësministri Shkodra priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, ka pritur në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Etjen Xhafaj.

Fokus i këtij takimi ishte zbatimi i Marrëveshjes për Heqjen e Kontrolleve Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe çështje tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjeve dhe obligimeve tjera të marra nga mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për përshpejtimin dhe harmonizimin e të gjitha akteve ligjore dhe nën-ligjore, me qëllim të fillimit të implementimit të marrëveshjes “mini-Shengen”, në mes të dy vendeve.

Kjo marrëveshje është iniciuar dhe dakorduar nga mbledhja e mëhershme e të dy qeverive, të mbajtur në qytetin e Pejës.

Me këtë rast, të dyja palët janë pajtuar që kjo marrëveshje të jetë në funksion të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe lehtësimit të komunikacionit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të ngjashme