Ekonomia Online
FUNDIT

Zëvendësministrja Osmani në Komisionin për Arsim, shqyrtohen projekligjet për rininë dhe sportin

Zëvendësministrja Osmani në Komisionin për Arsim, shqyrtohen projekligjet për rininë dhe sportin

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, në mbledhjen e radhës të martën, ka shqyrtuar projekligjet për rininë dhe sportin. Ndërsa, mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime u shtye për mbledhjen tjetër, raporton Ekonomia Online. E pranishme në këtë mbledhje ishte zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, por jo […]

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, në mbledhjen e radhës të martën, ka shqyrtuar projekligjet për rininë dhe sportin. Ndërsa, mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime u shtye për mbledhjen tjetër, raporton Ekonomia Online.

E pranishme në këtë mbledhje ishte zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, por jo edhe deputetët e opozitës, të cilët lëshuan mbledhjen.

Osmani ka falënderuar kryesuesen e grupit për iniciativën e këtij procesi. Ajo ka thënë se shpreson që projektligjet të votohen sa më shpejt.

“Faleminderit dhe uroj ta votojmë sa më shpejtë që është e mundur sepse është shumë e nevojshme të ri- fillojë zbatimi i tij”, u shpreh Osmani.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, tha se për këto projektligje i kanë bërë shtatë dëgjime publike rajonale dhe takime tërë ditore.

Me 5 vota kundër, 1 abstenim amandamentet e propozuara nga deputeti Bekim Haxhiu nuk kaluan në projektligjet e mbledhjes ku u diskutua për sport.

Ndërkaq me 6 vota për, amandamentet për rininë u miratuan që të vazhdojnë tutje.

Në rend dite ishin:

1. Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së mbajtur me 14.05.2024;

2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-264 per Rinine

3. Shqyrtimi i Projektligjit Projektligjit nr.08/L-277 për Sport.

4. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-90 për Sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116, e cila u la për një mbledhje tjetër.

Të ngjashme