“Zëvendësuesi” i Ronaldos te Reali, turpërohet para tifozëve madrilen

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid nuk po i merr rezultatet e pritura në këtë sezon, ku aktualisht gjenden në vendin e tretë në La Liga.

Skuadra spanjolle mori një vendin befasues duke e shitur Cristiano Ronaldon te Juventusi për 105 milionë euro, ndërsa e transferuan menjëherë zëvendësuesin e tij.

Real Madrid e riktheu Mariano Diazin në skuadër, pasi luante te Lyoni, ndërsa vendosi t’i jepte numrin 7-të në fanellë, numër ky që mbahej nga portugezi.

Tifozët madrilenë ishin në dijeni që nga fillimi se Mariano nuk do të mund ta zëvendësonte Ronaldon, ndërsa u bërë fytyra më qesharake në fitoren e tyre në fundjavë ndaj Alavesit, 3:0.

Sulmuesi ishte në një aksion te porta kundërshtare, por që në një momente ai nuk arriti ta godiste topin, duke bërë një rrëzim tejet qesharak.

Videoja u bë shumë virale në rrjetet sociale, e ku mund ta shikoni atë më poshtë.

Mariano ? #rmaala #realmadrid #mariano pic.twitter.com/a17ffwhh4P— Jan Klaas Huntelaar (@JK_Huntelaar) February 3, 2019

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme