Zgjatet deri më 29 prill afati i aplikimit për subvencione

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim që të shtyjë afatin për aplikim për pagesa/subvencione direkte për kulturat bujqësore për vitin 2024 deri më 29 prill 2024, ora 16:00.

Kjo zgjatje e afatit të aplikimit po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke mundësuar kështu aplikimin e të gjithë fermerëve që ende nuk kanë aplikuar në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2024.

Ndërkohë, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbeten të njëjta dhe të gjithë të interesuarit mund të gjejnë informacion të detajuar në faqen e MBPZhR, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvenzione dhe në faqen e AZhB, https://azhb- rks.net/sq/subbenzione , si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Të ngjashme